Molliqaj flet për koalicionet: Ka shumë gjasa me u zgjedhë presidenti
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur në emisionin “DPT te Fidani” për mundësinë e një koalicioni të Lëvizja Vetëvendosje me PDK-në ose LDK-në për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Molliqaj theksoi se çdo ofertë që vjen nga kryeministri Albin Kurti mund të konsiderohet vendimtare për formimin e një koalicioni.
“Nëse Albin Kurti iu bën ofertë, kjo është punë e kryer. Kushdo që hyn në pushtet me Kurtin, tri janë pasojat: Albin Kurti kontrollon pushtetin, ata mund të marrin pozita për veti ose të dëmtojnë partinë e tyre dhe kjo parti dobësohet”, tha Molliqaj.
Ai gjithashtu sqaroi pozicionin e PSD-së lidhur me zgjedhjet e kaluara, duke thënë se partia ka refuzuar tre palë zgjedhje, pasi synon të marrë pjesë vetëm në rrethana ku krijohet një momentum politik që mundëson formimin e një opozite të fortë.



