Molliqaj ia rikujton Kurtit një fjalim në Kuvend, ku e kishte kritikuar Qeverinë Hoti për keqmenaxhim të Covidit (video)

18 gusht 2021 | 17:04

Kryetari i partisë Socialdemokrate, Darda Molliqaj, ia ka rikujtuar kryeministrit Albin Kurti fjalimin e tij në Kuvend, ku e kishte kritikuar Qeverinë Hoti për keqmenaxhim të Covidit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nëse i referohemi logjikës së Kurtit, tani Kosova ka një qeverisje skandaloze që po rrezikon seriozisht e po ua merr jetët qytetarëve.

“Në ditën kur Qeveria Kurti e mori pushtetin, kishim 700 raste me COVID. Njëqind ditë më vonë, kishim vetëm 9 raste të reja. ‘Qeverisjen tonë duhet ta vlerësoni në bazë të kësaj statistike’, na tha Kurti. Le të vazhdojmë pra: në ditën e 150-të të qeverisjes Kurti, kemi 2110 raste të reja me COVID. 4 vdekje. Pra brenda vetë logjikës së Kurtit, kemi qeverisje skandaloze që po rrezikon seriozisht e po ua merr jetët qytetarëve”, ka shkruar Molliqaj.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Në ditën kur Qeveria Kurti e mori pushtetin, kishim 700 raste me COVID. Njëqind ditë më vonë, kishim vetëm 9 raste të reja. “Qeverisjen tonë duhet ta vlerësoni në bazë të kësaj statistike”, na tha Kurti.

Le të vazhdojmë pra: në ditën e 150-të të qeverisjes Kurti, kemi 2110 raste të reja me COVID. 4 vdekje. Pra brenda vetë logjikës së Kurtit, kemi qeverisje skandaloze që po rrezikon seriozisht e po ua merr jetët qytetarëve.

E ndërkohë që rastet rriten, Kurti dërgon Ministrin e Shëndetësisë në zgjedhje lokale. Sepse për të shëndetësia është vetëm statistikë që mund ta përdor për rritje eventuale të pushtetit e jo angazhim për jetën e mirëqenien e njerëzve. Prej fillimit Ministrin e kishte kandidat, jo ministër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
19.08.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Mitrovicë Nga…