Molliqaj kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të PSD-së

07 mars 2024 | 15:17

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar pas arrestimit të aktivistëve të kësaj partie, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

Molliqaj ka publikuar pamje nga aksioni i PSD-së kundër për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Deri më sot, ministrja Arbërie Nagavci, ka arritur rezultate të mangëta në shumicën e lëndëve. Shembullore është treguar vetëm në shkelje të Kushtetutës. Si udhëheqëse e Ministrisë, Arbërie Nagavci ka kontribuar palodhshëm në dështimin e përgjithshëm të sistemit arsimor, që nga çerdhet e reja, furnizimi me kohë me libra shkollorë, rezultatet në PISA e deri tek sjellja e saj me Sindikatën e Arsimit. Të gjithë dështimin e ka të mbështjellur shkëlqyeshëm me shkelje të Kushtetutës”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.

Më tutje, Molliqaj ka kërkuar edhe lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të PSD-së që janë arrestuar nga policia gjatë këtij aksioni.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Teutë Rrusta, Nol Nushi, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Natyra Kuçi, Behar Retkoceri, Lisjan Perolli, Eliot Hashimi, Frashër Krasniqi”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka reaguar për bastisjen…