Molliqaj: Kosova s’ka krizë institucionale apo kushtetuese, por politike të shkaktuar nga VV-ja
17 mars 2026
| 21:45
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka deklaruar se në Kosovë, nuk ekziston krizë institucionale apo kushtetuese.
Molliqaj tha se në vend ekziston krizë politike që sipas tij është shkaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk kemi kriza institucionale dhe kushtetuese. Ato po merren institucionet dhe Kushtetuesja për shkak të krizës politike. Ky lloj pushteti nuk është aspak i veçantë, nëse e sheh në tërësi vendet me këtë mentalitet”, tha Molliqaj në Klan Kosova.



