Molliqaj kritikon qeverinë për dialogun: Kurti hesht, Bislimi hesht, nga Vuçiqi po e marrim vesh çfarë u bisedua në Bruksel

22 gusht 2022 | 16:07

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se dialogu me Serbinë është i mbyllur dhe përjashtues.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se qeveria nuk po jep llogari për dialog dhe po e marrim vesh se çka ka ndodhur atje, nga mediat serbe, ku raporton Vuçiqi.

Molliqaj ka thënë se po heshtin Kurti dhe Bislimi.

Postimi i tij i plotë:

DIALOGU I MBYLLUR RREZIK PËRTEJ DIALOGUT

Dialog i mbyllur.

Dialog përjashtues. Dhe kjo vetëm nga delegacioni i Kosovës. Si u bë që për çka u tha e çka nuk u tha në dialog e marrim vesh nga mediat në Serbi, ku raporton Vuçiqi?

E pastaj na thonë po ndikoheni nga “mediat armike”. Nuk ka burim as informacion, e sidomos llogaridhënie nga pala e Kosovës për dialog.

-Pa vizion, pa plan, pa platformë për dialog.
– Pa platformë të miratuar në Kuvend.
– Pa raportim në Kuvend.
– Pa dialog me shoqërinë civile.

Një vit e gjysmë, prej se ka filluar dialogu me Serbinë, themelon edhe kohën kur nisi tretja e Kuvendit dhe humbi rëndësia e llogaridhënies ndaj qytetarëve.

Duke e marrë si të mirëqenë mbështetjen blanko që opozita parlamentare i dha procesit të dialogut, arroganca e pushtetit nuk pyet për gjë.

Madje, nuk ka as simulim të transparencës. Kurti hesht, Bislimi hesht. Çka po heshtin shtrohet pyetje?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit