Molliqaj: Kryeministër, ju jeni duke e keqpërdorur pushtetin, policin, qytetarin për llogarinë tuaj

11 dhjetor 2022 | 16:53

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar për situatën në veri.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti është duke keqpërdorur pushtetin, policin, qytetarin për llogarinë e vet.

“Z. Kryeministër, ju jeni duke e keqpërdorur pushtetin, policin, qytetarin për llogarinë tuaj. Kjo qasje nuk ka se si ta ketë një fund të mbarë. Tensionet në veri kanë qenë të parashikueshme. Prandaj edhe të provokuara”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.

Molliqaj ka theksuar se njerëzit nuk janë figura shahu.

“Kjo nuk është një lojë. Dhe ju nuk jeni skenarist filmi. Mungesa e ndjeshmërisë karakterizon punën tuaj. Ju nuk jeni radikal, por provokator. Asgjë më shumë. Dhe një gjë po dihet, paqe me ju nuk mund të ketë”, ka theksuar Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrugët kryesore, që çojnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak…