Molliqaj: LV-ja dhe LDK-ja tash e tre muaj po e mbajnë peng Kosovën

25 dhjetor 2019 | 23:14

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se për më shumë se dy vite, LV-ja dhe LDK-ja kërkonin me të drejtë rrëzimin e qeverisë.

Por sipas tij, për më shumë se dy vite premtonin që për opozitën e atëhershme krijimi i një qeverie të ndryshimit do të jetë shumë i lehtë ngase ata nuk prishen për pozita e për pushtet.

“Por në fakt, LV dhe LDK nuk po duket të kenë asnjë dallim thelbësor nga qeverisja e kaluar: 1. Po dëshmojnë që për ta pozitat janë më të rëndësishme se sa temat konceptuale e qeverisëse. Asnjë mospajtim ta zëmë për arsimin, shëndetësinë, pensionet, ekonominë, etj, por mospajtime të patejkalueshme se kush po merr më shumë pushtet. 2. Po e lëjnë të vazhdojë keqqeverisjen e kaluar duke mos rënë dakord në mes vete. Prap, për pozita e pushtet, po lejojnë që të vazhdojë keqpërdorimi i buxhetit të shtetit nga qeveria në shkuarje. 3. Tash e 3 muaj po e mbajnë Kosovën peng të dëshirës së tyre për pushtet, njësoj siç dikur PDK-ja e mbante vendin të bllokuar për 6 muaj”, ka shkruar Molliqaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar…