Molliqaj merr pjesë në protestën e veteranëve të UÇK-së
06 qershor 2022
| 11:31
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj është bashkuar me veteranët e UÇK-së në protestën e tyre para Kuvendit të Kosovës.
Ish-krahu i djathtë i Albin Kurtit dikur, sot është duke protestuar ndaj ish-shefit të tij.
Veteranët janë duke protestuar dhe kërkuar që të jenë pjesë e ligjit që rregullon pagën minimale.
Protesta ka eskaluar dhe policia është detyruar të përdorë gaz lotsjellës. /EO/



