Molliqaj: Në Vetëvendosje konsiderohej armik çdokush që s’ishte me ne

20 nëntor 2020 | 21:57

I ftuar në emisionin “Pa maskë”, kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj i cili njihej në të kaluarën si një prej njerëzve më të afërt të Albin Kurtit ka rrëfyer se ftohja e raporteve që sjelli largimin nga ky subjekt politik kishte filluar në fund të vitit 2015. Sipas Molliqajt, ishin dallimet ideologjike ato që e kishin detyruar të ndante rrugët me Albin Kurtin.

“Kishte shpifje të organizuara prej Albin Kurtit dhe aktivistëve rreth tij para se çështja të bëhej publike. Por, është një proces i zakonshëm që ndodh në krejt partitë e modelit leninist-stalinist të organizimit të tij dhe gjithçka nis me këtë idenë e devijimit të asaj që quhej numri 2, Sulmit ndaj numrit 2 në këto subjekte gjithmonë ka qenë i njëjtë”, ka deklaruar Dardan Molliqaj, i cili shtoi se një si të tillë në parti e konsideronte vetë lideri i Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se ndonëse flitet për pasuesit politik dhe për gjeneratat e reja në parti, në momentet e kapërcimeve politike zakonisht “këta njerëz i kanë vrarë”.

“Pra, edhe gjeneratën e dytë, edhe njeriun e dytë që është konsideruar nga vetë lideri ose është thënë se ky mund të jetë pasuesi i tij, atë e vrajnë. Dhe, asnjëri prej liderëve autoritarë në këtë mendësinë e këtij lloj organizimi nuk ka lënë as më shkrim dhe as me gojë se kush mund të jetë pasuesi”, ka deklaruar Molliqaj.

Sipas kryetarit të PSD-së, në Vetëvendosje kishte një debat të brendshëm për një kohë të gjatë, ngaqë Molliqaj deklaron se në VV kishte mendësi leninste të organizmit që çonte në autoritarizëm.

“Jo rastësisht e zgjedhin gjithmonë si armik të brendshëm ai i cili nuk ka fuqi më të madhe në organizatë qoftë edhe nëse vetë lideri ia ka falë. Dhe, tash duhet edhe armiku i jashtëm. Dhe, armiku i jashtëm i Vetëvendosjes ishte, jo i imi, ishte çdokush që nuk ishte Vetëvendosje. Pra, kishte frikë të shoqëroheshin me njerëz të cilët nuk janë Vetëvendosje sepse ata të devijojnë…”, ka deklaruar Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shatëmbëdhjetë vjeçari Gage Gillean, një yll i rrjeteve sociale ka…