Molliqaj: Ra qeveria që dha shpresën e rrejshme

26 mars 2020 | 08:14

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, pas votimit për rrëzimin e Qeverisë në Kuvendin e Kosovës ka shkruar menjëherë në llogarinë e vet në “Facebook”. Ai ka thënë se Kuvendi mori vendim të drejtë për rrëzimin e qeverisë, siç e ka cilësuar ai, të shkurtër e të rrezikshme të Albin Kurtit.

Molliqaj tha se “Kurti iku për shkak se deshi totalitarizëm”, duke e konsideruar qeverinë pa program për ekonomi, pa plan për dialog e rrezikuese të marrëdhënieve me ShBA-në.

Shkrimi i tij:

Sot Kuvendi mori vendim të drejtë. I dha fund qeverisjes së shkurtër por të rrezikshme të Albin Kurtit.

I dha fund qeverisë që s’kishte program progresiv për ekonomi e për barazi;

I dha fund qeverisë që nuk kishte plan për dialogun dhe rrezikoi seriozisht marrëdhëniet me SHBA;

I dha fund qeverisë që mbi të gjitha e kishte pushtetin absolut të liderit dhe që e shfrytëzoi pandeminë për konsolidim të këtij pushteti. Edhe duke e shkelur kushtetutën;

I dha fund qeverisë që rrezikonte demokracinë e vendit duke linçuar e akuzuar këdo që mendonte ndryshe prej tyre;

Kjo qeveri që dha shpresën e rrejshme për ndryshim, braktisi ndryshimin për pushtetin e liderit. Braktisi qytetarët në një kohë të vështirë, sepse protagonizmi kishte më shumë rëndësi.

Albin Kurti shkoi sepse deshti totalitarizëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti nga sot do të jetë kryeministër në detyrë…