Molliqaj: Sot Peja ka nevojë për ndihmën dhe solidaritetin e të gjithë neve

25 qershor 2023 | 12:15

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas vërshimeve në Pejë, ku si pasojë humbën jetën një nënë dhe djali i saj 5-vjeçar.

Ai ka thënë se institucionet e shtetit duhet të jenë afër dhe t’u përgjigjen banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore duke iu rikuperuar dëmet materiale.

“Lajmi i hidhur për humbjen e jetës së një nëne me djalin e saj, pas vërshimeve në Pejë, na pikëlloi të gjithëve. Shpreh solidaritetin dhe ngushëllimet në emrin tim dhe PSD-së për familjarët e viktimave. Uroj gjithashtu edhe të lënduarit nga kjo fatkeqësi të shërohen sa më shpejtë dhe ta gjejnë forcën e duhur për të vazhduar tutje. Institucionet e shtetit duhet të jenë afër dhe t’u përgjigjen banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore duke iu rikuperuar dëmet materiale. Sot Peja ka nevojë për ndihmën dhe solidaritetin e të gjithë neve”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behar dhe Sehar Mehmeti, binjakët 57 vjeçar nga Dragashi, këtë…