Molliqaj thotë se Kurti dëshironte gjendje të jashtëzakonshme për të ardhur në pushtet

01 mars 21:29

Ish-sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryetari aktual i kësaj partie Albin Kurti ka dashur gjendje të jashtëzakonshme për të ardhur në pushtet.

Ai ka shtuar se problemet në parti kishin nisur kohë më parë, në dallimet që fillimisht u shprehën në konceptin organizativ mes tij dhe Albin Kurtit/

Molliqaj po ashtu ka thënë se nga ana e aktivistëve që e donin Kurtin kryetar ka pas sulme të njëanshme ndaj tij. Ai ka lexuar një listë kërkesash të Kurtit para disa viteve për organizimin në parti.

Ai ka thënë se Kurti ka kërkuar që të ketë njerëz të infiltruar nëpër institucionet e vendit që të informohej partia për zhvillimet e brendshme.

“Ai mendon që i ka disa vlera, por fjalitë e tij janë që thonë se vendimmarrja grupore është problem. Këtu kemi pajtueshmëri. Njeriu që më ka nxitë të bëjë gjëra ndryshe prej asaj që kemi menduar bashkë me Kurtin. ‘Ne s’mundemi të vijmë në pushtet pa një gjendje të jashtëzakonshme’,thotë Kurti. Pra Albini dëshiron gjendje të jashtëzakonshme për të ardhur në pushtet. Albini në tekstin e tij në asnjë moment nuk flet për demokratizimin e Vetëvendosjes”, ka thënë Molliqaj në “Rubikon” të “KTV”-së.

“Ky është problemi im. Unë kam dallim me Glaukun për shkak të përvojës së bashkëpunimit me Kurtin. E vërteta është që Albini pyet, por për të vërtetën absolute nuk pyet asgjë. Glauku i ka thënë Albinit që ideja jote për armik të brendshëm dhe të jashtëm e Dardanit dhe Stanishiqit nuk ka kuptim, dhe Albini jo vetëm që e ka thënë në krejt organizatën, e ka thënë edhe në emision publik pasi u bë kryetar i VV-së”, ka shtuar Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa temperaturat minus po mbretërojnë në vend, familja Bekteshi nuk…