Molliqaj thotë se marrëveshja e arritur për targat është avanturë e rrezikshme

30 shtator 2021 | 13:59

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel për targat mes Kosovës dhe Serbisë.

Molliqaj ka theksuar se kjo marrëveshje avanturë e rrezikshme.

“Ky është instrumentalizim i tmerrshëm, dhe avanturë e rrezikshme. Tash, logjika është ajo e ndarjes etnike e territoriale; rruga është trajtim i segmentuar – marrëveshje pas marrëveshjes; rezultati përfundimtar është Asociacioni me kompetenca ekzekutive. Kësaj Qeverie nuk i bëhet vonë ta dëmtojë Kosovën, halli është si të fshehet para publikut”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Targat ilegale KM po pranohen! Publikojeni marrëveshjen! Janë dërguar njerëzit në veri. Për çfarë?! Për ta pranuar Qeveria pastaj se pjesa veriore trajtohet ndryshe nga pjesa tjetër e vendit. Ky është instrumentalizim i tmerrshëm, dhe avanturë e rrezikshme. Tash, logjika është ajo e ndarjes etnike e territoriale; rruga është trajtim i segmentuar – marrëveshje pas marrëveshjes; rezultati përfundimtar është Asociacioni me kompetenca ekzekutive. Kësaj Qeverie nuk i bëhet vonë ta dëmtojë Kosovën, halli është si të fshehet para publikut. Asgjë ndryshe nuk kemi pritur, por jo kaq shpejt.

Kjo është marrëveshja për targat (Dokument)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku ka…