Molliqaj tregon pse ish-presidentja Osmani do t’i bashkohet LDK-së

22 prill 2026 | 11:05

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Moliqaj, ka komentuar paralajmërimet për bashkimin e Vjosa Osmanit me LDK-në.

Ai ka bërë me dije se kjo është një “martesë e interesit”, e cila, sipas tij, nuk do të sjell rezultat.

Në emisionin “Adresa” në “Kanal 10”, ai ka vlerësuar se Osmani do t`i bashkohet LDK-së vetëm nga frika se ajo vet nuk do të mund të kalojë pragun zgjedhore.

“Lumir Abdixhiku e merr Vjosa Asmani jo pse janë pajtuar, jo pse e vlerëson. Por pse po mendon se strategjjikisht do vota rriten”, ka thënë Molliqaj.

Sipas tij, ky bashkim do të ndodh edhe për interesa të kryetarit të LDK-së.

“Bashkim puro i interesit në kurriz të votuesve të vërtetë e të sinqertë të LDK-së që kanë qëndruar në LDK edhe atëherë kur i ka braktisur Vjosa Osmani. Kjo është veç me shpëtuar Lumir Abdixhikun. Dhe Vjosa po shkon në LDK veç pse vet nuk mundet me e kaluar pragun, nuk ka asnjë dilemë. Veç pse vet nuk mund ta bëj as listën. Përndryshe, Vjosa nuk ish kthyer kurrë në LDK, e dimë krejt ne. Unë po iu them edhe votuesve që kjo ‘martesë e interesit’ nuk ka me pru rezultat zgjedhor, nuk inkurajohen njerëzit me mashtrime”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar ministrin Andin Hoti…