Momente emocionuese në Siri: Pamje kur vajza e vogël shpëtohet nga rrënojat e tërmetit (video)
“Reuters” ka publikuar pamje rrëqethëse nga momenti kur punëtorët e emergjencës shpëtojnë mrekullisht një fëmijë nga rrënojat pas tërmetit shkatërrues.
Në Siri, deri tash sipas autoriteteve numri i viktimave ka arritur mbi 300, teksa mijëra të tjerë janë të lënduar.
Siç është raportuar nga organizatat e huaja, edhe qindra persona të tjerë gjenden nën rrënoja.
Sipas “The Guardian”, numri total i viktimave në të dy shtetet, Turqi e Siri, ka arritur në mbi 640.
https://twitter.com/Reuters/status/1622510405720633344?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1622510405720633344%7Ctwgr%5Ef2b550b9389ef9b2584a8245a3cf2d327b7052cb%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fmomente-emocionuese-ne-siri-pamje-kur-vajza-e-vogel-shpetohet-nga-rrenojat-e-termetit%2F



