Momente kritike për vendin, Ukraina ndalon eksportet e mallrave kryesore

09 mars 2022 | 13:01

Qeveria ukrainase do të ndalojë eksportet e mallrave kryesore bujqësore, duke përfshirë grurin, misrin, drithërat, kripën dhe mishin, sipas një rezolute, raporton “CNN”.

“Kjo do të thotë një ndalim de facto i eksportit”, është thënë në deklaratë.

Ministri i Politikës Agrare dhe Ushqimit të Ukrainës, Roman Leshchenko, ka thënë se hapat ishin ndërmarrë “për të parandaluar një krizë humanitare në Ukrainë” dhe “për të përmbushur nevojat e popullatës për produkte ushqimore kritike”.

Ukraina është një nga furnizuesit më të mëdhenj të produkteve bujqësore në Evropë, sipas të dhënave nga Komisioni Evropian.

Të kombinuara, Rusia dhe Ukraina janë përgjegjëse për pothuajse 30 për qind  të eksporteve globale të grurit, sipas “Gro Intelligence”, një firmë analitike e të dhënave bujqësore.

Ukraina kishte qenë në rrugën e duhur për një vit rekord të eksporteve të grurit përpara pushtimit, ndërkohë që eksportet e grurit të Rusisë po ngadalësoheshin, sipas Departamentit të Bujqësisë së ShBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, ka kërkuar ndihmë për…