Momente paniku në Vlorë: Parashutisti bie në det, shpëtohet nga dy pushues (video)

18 qershor 2026 | 16:52

Një incident i rrezikshëm është regjistruar në bregdet, ku një parashutist është rrëzuar në det gjatë tentativës për ulje, duke rrezikuar të mbytej.

Dy pushues, të cilët ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, janë hedhur menjëherë në ujë dhe kanë notuar drejt tij, duke arritur ta nxjerrin në breg dhe t’i shpëtojnë jetën.

Pas dhënies së ndihmës së parë, i lënduari është transportuar me urgjencë në spital për të marrë trajtim të specializuar mjekësor. /TCh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti ka njoftuar largimin nga KF Llapi, pasi i ka…