Momente ‘terrori’ në avionin e “Alaska Airlines”, shkëputet dera e daljes së emergjencës gjatë fluturimit

06 janar 2024 | 16:33

Pasagjerët në një avion të linjës ajrore “Alaska Airlines” përjetuan momente terrori kur një dritare u shkëput pak para ngritjes së avionit.

Avioni ishte nisur nga Aeroporti Portland për në Ontario, Kaliforni me 177 persona në bord kur u detyrua të bënte një ulje emergjente.

Pamjet tronditëse nga brenda avionit i cili ishte i ri dhe iu dorëzua linjës ajrore nëntorin e kaluar tregojnë pasagjerët të cilët janë në panik.

Në një deklaratë për shtyp, shefi ekzekutiv i kompanisë, Ben Minicucci tha se avioni do të kthehet në funksion vetëm pas inspektimeve të mirëmbajtjes dhe sigurisë, të cilat pritet të përfundojnë gjatë ditëve të ardhshme.

Pas incidentit, drejtuesit e kompanisë vendosën të ndalojnë përkohësisht flotën prej 65 avionësh që të fluturojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me pasaportë pas liberalizimit…