
Momenti emocionues i nënës së dëshmorit Bahri Gollopeni të cilit dje iu zbulua busti (video)
24 gusht 2025
| 13:28
Në fshatin Dobërdelan të Suharekës, të shtunën është zbuluar busti i dëshmorit Bahri Gollopeni.
Në ceremoninë e organizuar, një moment tejet emocionues ishte përballja e nënës së tij me bustin e djalit, e cila me lot në sy iu drejtua duke i thënë: “Djali jem qitash je ardhë në katun tanin, në ven tanin”.
Zbulimi i bustit u bë nga familjarët e dëshmorit, gjenerali Enver Cikaqi dhe kryetari i komunës, Bali Muharremaj.
Po ashtu, Shtëpia e Kulturës në Dobërdelan, ku është vendosur busti, tashmë mban emrin e Bahri Gollopenit.