
Momenti kur kadetja e FSK-së nderohet me çmimin prestigjioz nga Akademia Ushtarake e Britanisë
09 prill 2021
| 14:09
Kadetja e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Ilirianë Bunjaku është shpërblyer me çmimin “Shpata Ndërkombëtare”, e cila i jepet kadetit me performancën më të lartë nga Akademia Ushtarake e Britanisë së Madhe.
Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka shpërndarë një fotografi nga momenti kur Bunjaku nderohet me këtë çmim.
“Krenari, emocion, inspirim të shohim kadeten e FSK-së, Ilirianë Bunjaku tek i prezantohet shpërblimi i nderit për demonstrim të qëndrueshmërisë fizike, guxim, dhe aftësi të vërteta lidershipi”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në llogarinë e vet në “Facebook”.