Momenti kur ushtria ukrainase rrëzon aeroplanin rus që fluturonte mbi Kiev

25 shkurt 2022 | 18:16

Forcat ukrainase kanë rrëzuar një aeroplan rus që fluturonte mbi Kiev në orët e para të mëngjesit të sotëm – duke bërë që një zjarr i madh të shihet mbi ndërtesat kolektive, ka njoftuar ministria e Punëve të Brendshme i Ukrainës.

Pamjet e publikuar në internet shfaqin momentin, kur aeroplani goditet dhe rrëzohet mbi ndërtesa në kryeqytetin Ukrainas.

E si pasojë e kësaj tre persona që ishin brenda ndërtesave janë lënduar, ka njoftuar zyra e kryetarit të komunës së Kievit, Vitali Klitschko.

Ky kundërsulm erdhi pas disa shpërthimeve të fuqishme që janë dëgjuar mbi Kiev, rreth orës 4 të mëngjesit. Sulmi ka ardhur nga sistemi kundërajror i ushtrisë ukrainase.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave i Gjermanisë Christian Lindner, deklaroi  se vendi është…