Momenti kur Wilderi i tha “të dua” Chisorasit para se ta rrëzojë me goditje të fuqishme

05 prill 2026 | 15:16

Boksieri amerikan, Deontay Wilder, ka befasuar të gjithë gjatë duelit ndaj britanikut Derek Chisora, pasi i tha “të dua” rivalit të tij vetëm pak çaste para se ta rrëzonte me një goditje të fuqishme në raundin e tetë.

I njohur si “Bronze Bomber”, Wilder fitoi përballjen e zhvilluar në O2 Arena me vendim të ndarë të gjyqtarëve, pas një dueli spektakolar që zgjati deri në fund.

Në momentet vendimtare të meçit, amerikani filloi të dominonte dhe arriti ta rrëzonte Chisorën në raundin e tetë. Pak para se të lëshonte goditjen e fortë të djathtë, kamerat kapën momentin e pazakontë kur ai i tha kundërshtarit: “I love you” (“Të dua”).

Chisora kishte goditur më herët me një të djathtë të fuqishme, por Wilder reagoi shpejt duke e tronditur me një seri goditjesh. Britaniku u detyrua të tërhiqej drejt litarëve, aty ku edhe erdhi momenti kulmor i meçit.

Reagimet në rrjetet sociale nuk munguan. Shumë tifozë u habitën nga skena e pazakontë.

Pavarësisht momentit emocional, Wilder nuk kurseu fuqinë në ring, duke e rrëzuar kundërshtarin dhe duke siguruar një fitore që mund ta rikthejë në garën për duelet më të mëdha në kategorinë e peshave të rënda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur ngrohtësisht nga qytetarët…