‘Momenti më i vështirë është kur mbaron takimi, dhe ne duhet ta lëmë brenda”, rrëfimi emocionues i djalit të Hashim Thaçit

13 tetor 2025 | 11:32

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, ka ndarë disa momente personale nga vizitat në Hagë, ku po mbahet babai i tij.

Ai ka treguar se familja e viziton Thaçin çdo muaj, pasi kanë të lejuara deri në tre vizita mujore.

Endriti ka ndarë edhe copëza nga bisedat me të atin, duke dhënë një pasqyrë njerëzore përtej zhvillimeve politike dhe gjyqësore.

“Diskutojmë për tema të ndryshme, për aktivitetet e tij ditore, për librat që lexon. Momenti më i vështirë është kur mbaron takimi, dhe ne duhet ta lëmë brenda. Dhimbje tepër e madhe”, ka thënë Endriti në një bisedë gjatë podkastit me Grida Dumën.

Më tutje, ai është shprehur me fat që është djali i Hashim Thaçit. “Jam me fat dhe jam shumë i lumtur që jam djali i tij, jam djali i një çlirimtari që fitoi luftën ndaj Serbisë, djali i një arkitekti që e ka bërë pavarësinë e Kosovës me shokët e tij, përgjegjësi e madhe. por krenaria dhe lumturia është në qiell”.

“Nuk e kam menduar që në moshë të re duhet të jem kryefamiljar. Kam qenë 21 vjeç kur babai ka shkuar në Hagë, përgjegjësia ra mbi mua. Sa herë që shkoi atje, ai më thotë që të kujdesem për Mamin, gjyshen”, ka thënë ai.

Endriti po ashtu ka thënë se çdo ditë e mendon kthimin e Thaçit në Kosovë. “Çdo ditë. Sa herë që fle dhe zgjohem. Një hero që kthehet në tokën e tij”, ka thënë Endriti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, ka ngritur shqetësimin…