Një përplasje verbale mes gazetarit Valon Syla dhe kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, krijoi tensione në emisionin “Pressing” në T7, duke e shtyrë që Syla të lërë studion në mes të debatit. Ramiz Lladrovci e quajti “të pitë” Valon Sylën në Pressing të T7, për çka ky i fundit konstatoi fundit e pjesëmarrjes së vet në debat, dhe u largua.
Pas daljes nga studio, Syla reagoi në rrjetin social Facebook, duke shpjeguar se arsyeja e largimit ishte gjuha kërcënuese, të cilën e quajti jo gjithmonë të tolerueshme.
Gazetari shtoi se nuk mund të pranojë “monologje komandantësh” në një studio televizive, duke nënkuptuar stilin e komunikimit të kryetarit të Drenasit.
Reagimi:
“Te nderuar, e kisha vazhdu debatin nê T7, por me gjuhë kercenuese para dhe gjatê debatit s’eshte gjithmonë e tolerueshme… është një kufi.
Mendoj se isha korrekt… por ne mungese argumenti ofendimet se je i paguar, je i pitë e tjerë, si arsyetojnë përgjigjet që si mora.
Monolog komandatash ti nejt gaditu në studio ajo vlen për ushtri, jo për studio.
Pyetja e thjeshte ke. Fitove, urime… por pse po don me hi me zor ne zyre të PDK? Qysh do me u pajtu e me kalu këtê pezmatim…
Vazhdoj ofendimi… edhe aty vec ecë. Fatkeqêsisht une skam kerr me kali… e as leper sjam.
Fat e suksese…”