Montoja: Nëse Ferrari do të jetë kompetitiv, Hamilton pas 6-7 garash do ta fitojë duelin me Leclerc

17 dhjetor 2024 | 11:56

Ish-piloti kolumbian Juan Pablo Montoja, beson se transferimi i Lewis Hamilton nga Mercedes te Ferrari nuk ishte një rastësi. Ai beson se britaniku, 7 herë kampion bote në Formula 1, do të kërkojë titullin e tetë me “kokëkuqen”.

Madje Montoja beson se Hamilton mund ta mposhtë shokun e tij të ri të skuadrës Charles Leclerc.

“Lewis është i pjekur. Do t’i mjaftojë pak kohë për të kuptuar dhe mësuar mekanizmat e punës te Ferrari, të njohë makinën dhe ekipin. Natyrisht që Leclerc do të ketë një avantazh në fillimin e sezonit, por nëse makina është konkurruese pas 6-7 garash, Hamilton do të fitojë gjithçka”, ka thënë Montoja.

“Hamilton e tregoi veten edhe këtë sezon në timonin e Mercedes, ndërkohë që aftësitë e tij nuk i vë askush në diskutim. Në letër atij do t’i duhet një vit të përshtatet, por mendoj se do ta vërë shpejt nën presion Leclerc. Është e qartë që ai mezi pret të nisë mbarë këtë aventurë të re”, ka deklaruar Juan Pablo Montoja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 100 mijë trupa të viktimave të regjimit të…