Monumenti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Malësi?!

29 dhjetor 2021 | 10:27

Veprimtari shquar dhe zyrtari i komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, nëpërmjet një fotoje të monumentit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ku ka spikatur praninë e tij me monument që i bën nder kombit, në Tiranë dhe Prishtinë.

Z. Ivanaj, me këtë postim të shkurtër, sikur paralajmëroi se monumenti i ardhshëm i heroit kombëtar, do të zbres në Malësisë, në Tuzin e kreshnikëve të Alpeve shqiptare.

Heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është ndër personalitetet historike me më së shumti monumente gjithandej botës, ku shqiptarët kudo jetojnë apo kanë dëshmuar rrol dhe ndikim në shtetet ku jetojnë, me iniciativa të ndryshme, kanë ngritur në shenjë kujtimi, për heroin tonë kombëtar për veprat madhështore në shenjë kujtimi e nderim të përhershëm.

Heroi ynë kombëtar, vërtetë i mungon Malësisë dhe shqiptarëve në Mal të Zi, andaj, urojmë e shpresojmë se kjo iniciativë e mbarë, do të përjetësohet edhe në Malësi, me një monument madhështor, po aq të bukur si në Tiranë dhe Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë, në Shtëpinë e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në teatrin e…