Morata: Meritonim shumë më tepër

07 korrik 2021 | 13:06

Nuk mundi dot të ishte edhe një herë tjetër vendimtar nga pika e bardhë, edhe pse u duk se do të ishte mbrëmja e tij pas kthesës që i bëri ndeshjes së Spanjës. Alvaro Morata nuk e fsheh zhgënjimin e tij për këtë eliminim të kombëtares së tij.

“Ky grup meritonte më shumë, shumë më tepër. Ashtu si e gjithë Spanja, kjo ishte edhe ëndrra ime, ëndrra jonë. Unë mund të them vetëm që jam krenar që isha pjesë e kësaj skuadre. Për të gjithë ata që besuan te ne, faleminderit. Futbolli ndonjëherë mund të jetë i pamëshirshëm. Rroftë Spanja”, shkruante në profilin e tij në “Instagram”, sulmuesi i Juventusit, i cili shënoi golin e barazimit ndaj Italisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut nisi të mërkurën seancën…