Moratti: Conte është njeriu që mund t’ia fitojë titullin Interit

31 mars 2023 | 11:48

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, e ka komentuar situatën e tanishme të Antonio Contes dhe u ka thënë gazetarëve se ai është trajneri më i përshtatshëm për t’ua fituar titullin Nerazzurrëve në rast të largimit të Simone Inzaghit.

Strategu italian u largua nga posti i trajnerit të Tottenham Hotspur të dielën mbrëma, pasi kontrata e tij u ndërpre me pëlqim të ndërsjellë.

Që atëherë, klube të ndryshme janë lidhur me Conten, sidomos ato italiane, duke qenë se familja e tij jeton ende në Torino.

Interi është njëri prej këtyre klubeve, kur kihet parasysh e ardhmja e pasigurt e trajnerit të tanishëm. 53-vjeçari ua fitoi Scudetton zikaltërve në sezonin 2020/2021, ndërsa u largua nga posti i tij vetëm disa javë më pas, për të nënshkruar më vonë me “Spurs”-at.

“Nëse dëshironi ta fitoni kampionatin, ai (Conte) është ndoshta trajneri më i përshtatshëm për ta arritur atë qëllim. Sido që të jetë, nuk e kam pasur rastin të flas me (Giuseppe) Marottan, prandaj nuk di çfarë të them në lidhje me këtë”, është shprehur Moratti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 35 persona janë vrarë pasi kanë rënë në…