
Morina përforcon Trepçën ‘89
02 shkurt 2022
| 11:27
Ish-kapiteni i Vëllaznimit, Albutrint Morina edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës së Trepçës ’89. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi mitrovicas në faqen zyrtare në “Facebook”.
“Albutrint Morina është zyrtarizimi më i ri i klubit. Mesfushori me eksperiencë mjaftë të madhe në elitën e futbollit kosovar iu bashkohet ‘Minatorëve’ në rrugëtimin tonë për tu rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e 89-shit, raporton “Epoka e re”.
Albutrint Morina ka luajtur edhe për Feronikelin, FC A&N Prizren, Llapin dhe Drenicën.