Morina rinovon kontratën me Yllin

07 korrik 2025 | 00:40

KB Golden Eagle Ylli ka njoftuar se kapiteni Gëzim Morina do të vazhdoj të jetë pjesë e ekipit nga Suhareka edhe për një periudhë të gjatë.

Ylli që bën gara në Superligën e Kosovës në basketboll, ka shkruar se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me Morinën. Në fakt, në njoftimin e lëshuar të dielën mbrëma, thuhet se Morina ka rinovuar kontratën edhe për tri vjet tjera me Yllin. Madje, Ylli ka shkruar se kapiteni Morina do të jetë pjesë e misionit të Yllit, ekip që në sezonin e ri synon të gjithë trofetë.

“Ju rikujtojmë se kapiteni Gëzim Morina do të vazhdojë të shkruajë historinë me KB Golden Eagle Ylli edhe për 3 sezone të tjera. 50 Vjetorin e festojmë me një kapiten i cili gjithmonë ishte në gjendje gatishmërie për klubin dhe Suharekën”, ka shkruar Ylli. Në krye të Yllit për sezonin e ri, do të jetë trajneri nga Greqia, Fotis Takianos, që në të shkuarën ka udhëhequr Rahovecin e Bashkimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një deklaratë tronditëse, kreu i NATO-s dhe ish-kryeministri i Holandës,…