
Morina, sportisti i vitit 2021 në Suharekë
Basketbollisti i Kosovës dhe Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina, është shpallur Sportisti i Vitit 2021 në komunën e Therandës.
Ai në vitin 2021 fitoi Ligën Unike, në edicionin e parë të kësaj gare, Superligën e Kosovës dhe Superkupën Mbarëkombëtare. Morina, gjithashtu, është pjesë e rëndësishme e Përfaqësueses A, ku së fundi shënuan fitore ndaj Danimarkës.
“Jam tejet i lumtur dhe krenar për fitimin e këtij çmimi. Dua t’i falënderoj bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve, bordin dhe sponsorët e klubit, tifozët ‘Xhebrailat’, qytetarët e Suharekës dhe familjen për përkrahjen dhe ndihmën e tyre gjatë këtij rrugëtimi. Viti 2021 ishte tejet i suksesshëm për komunën tonë. Të gjithë sportistët dhe sportistet i përgëzoj për angazhimin e tyre dhe u uroj shëndet dhe suksese edhe më të mëdha në vitin që po vjen”, ka thënë Morina.