‘Mos dilni natën’! Kuvajti porosit qytetarët për shkak të luftës

07 prill 2026 | 23:22

Ministria e Brendshme e Kuvajtit ka bërë thirrje të qarta qytetarëve dhe banorëve të huaj që të shmangin daljet e panevojshme gjatë natës, duke veçuar periudhën nga mesnata e 7 prillit deri në orën 6:00 të mëngjesit të 8 prillit.

Sipas një njoftimi të publikuar në platformën X, ky udhëzim merret “për arsye paraprake”, pas rritjes së tensioneve rajonale. Paralajmërimi vjen vetëm disa orë përpara skadimit të ultimatumeve të presidentit amerikan Donald Trump, i cili kërcënoi të shkatërrojë infrastrukturën kyçe të Iran.

Ministria u bëri thirrje qytetarëve që të dalin nga shtëpitë vetëm në rast nevoje të domosdoshme dhe të respektojnë masat e sigurisë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj,…