“Mos e përçani kombin”, aktivistët shqiptarë e mbulojnë me mesazhe selinë e VV-së në Shkup
06 qershor 2026
| 13:35
Zyra e Lëvizjes Vetëvendosje në qytetin e Shkupit është mbuluar me mesazhe të ndryshme, me motive kombëtare. Aktivistë ende të panjohur, kanë vendosur mesazhe të qarta në zyrën e VV-së, mbrëmjes e së premtes.
“Mos e shkel gjakun e lirisë”, “Për kë punoni?”, “Liria nuk shitet”, janë disa nga mesazhet që janë vendosur në selinë qendrore të partisë në Maqedoninë e Veriut.







