‘Mos flisni aty ku nuk merrni vesh’, ‘Nuk të respektoj fare’, përplasen Murati dhe Hoti në Komisionin për Buxhet

24 mars 2023 | 16:11

Të premten është mbledhur Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku  Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, e ka pyetur ministrin e Financave, Hekuran Muratin, se pse që tre muaj nuk është zgjedhur ende Bordi drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust).

Hoti këtë e ka konsideruar si papërgjegjësi morale dhe institucionale nga ana e ministrit, për të cilin ka thënë se sot (e premte) është dashur të vijë me dorëheqje.

“Unë kam evidenca edhe kam me i bërë publike mjetet e trustit pensional që janë të investuara edhe në ato bankat që kanë falimentuar nëpër portfolio të ndryshme”, ka thënë Hoti mes tjerash, teksa i drejtohej Muratit.

“Si i sqaron ti kur këto kanë ra poshtë sepse nuk ka mundësi sepse nuk ka bord?” . “Mos ndërhyj, as mos u zgërdhi kur flas”, ka thënë Hoti.

Madje, ai i ka thënë Muratit që nuk e respekton fare, por që i duhet të flasë me të për shkak që është ministër.

Ndërsa Murati i përsëriti disa prej arsyeve që i kishte thënë më herët gjatë mbledhjes se pse është vonuar zgjedhja e këtij bordi.

“Sa i përket çështjes,  e sqarova në fillim, e thashë që i kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm për ta shpallur konkursin”.

“Shqetësimi im ka qenë kur kam parë që në listën e anëtarëve ka pasur më shumë anëtarë të huaj se sa anëtarë vendorë”, ka thënë Murati.

Murati ka thënë se kjo është përgjegjësia që ata e mbajnë dhe nuk mund ta zgjedhin një bord për hir të shpejtësisë e në shpinë të cilësisë, kur dihet që ai bord do të jetë afatgjatë. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klaus Gjasula në një konferencë për shtyp pak ditë para…