Mos ia mësyni Prishtinës, se s’ju lënë të futeni në territorin e saj

13 prill 2020 | 09:10

Prishtina tashmë gjendet në ditën e dytë të karantinës. Sot në të gjitha postblloqet e kryeqytetit gjenden njësitet e veçanta të Policisë së Kosovës të cilat po e mbikëqyrin situatën. Por, ka shumë qytetarë që tashmë ia kanë mësyrë Prishtinës për të punuar e që s’po mund të hyjnë në kryeqytet.

Për të hyrë në Prishtinë duhet një leje e veçantë e cila merret në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kështu të paktën thotë drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.

“Lejet duhet të jenë të veçanta, të merren në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ATK. Nëse nuk i kanë lejet e veçanta, nuk mund të hyjnë në kryeqytet. Ministria e Punëve të Brendshme i kanë publikuar emailat ku mund të drejtohen qytetarët”, tha Tahiri.

E Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk publikuar format e reja të lëvizjes me të cilat qytetarët do të mund që të futen në Prishtinë, aty ku edhe punojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gianni De Biasi nuk dëshiron ta harrojë kurrë eksperiencën e…