“Mos ikni, erdhën shejtanët!” – Vasali i Putinit nis forcat çeçene për t’i vrarë ukrainasit

02 mars 2022 | 13:54

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i cili është besnik i shefit të tij, Vladimir Putin, ka postuar një video në rrjetin e tij social të një brigade ushtarësh çeçenë duke u nisur për në frontin e luftës në Ukrainë.

Kadyrov ka shkruar se janë duke shkuar në luftë dhe i ka porositur ukrainasit që të “mos ikin”.

“Shejtanët siç i quani çeçenët, së shpejti do t’ju arrijnë. Mos ikni!”, ka shkruar ai.

Po shënohet dita e shtatë prej kur Ukraina është sulmuar nga Rusia, ndërsa ukrainasit nuk po e dorëzojnë vendin e tyre. Rusia është bërë edhe më agresive në 24 orët e fundit. Ka sulmuar veçanërisht kryeqytetin Kyiv dhe Kharkiv, ndërsa në orët e para të mëngjesit kanë sulmuar edhe në Zhytomyr.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia është akuzuar për përdorimin e armëve termobarike të njohura…