Mos mendo që nuk e di

08 gusht 12:12

E thinjur me shikim hijene të mbetur,
përdridhesh  kthinave të zyreve duke lënë pas vetës jargët e kërmillit udhëve të humbura.

Taket e tuaja të përhënura
Emitojnë të ecurat e zonjës së hekurt.

Shpesh ndryshon imazhin e pështirë
Duke emituar të bukurën që s’je
Por kot, në ty është  rrënjosur urrejtja për njeriun.

Ti vuan për elegancën e një zonje
Por kot, në ty  nuk shijon  asgjë e dukshme.

Ti e admiron gjuhën dhe stlin e të shprehurit,
por kot, ti nuk mund  të dalësh nga rrjeta e merimangës së zezë.

Ti i mban për hunde dyfëtyrët e pist
Me një copë lëmoshe pranë vetës, zvarranikët mendojnë se bejnë ndonjë trimëri.
Të mjerët janë të nivelit tënd, shpirt sketerrë të  zi.

Ti e humbura në ambis flet me vete, mallkon, fyen secilin që s’të shkon për qejfi.
A e din vallë sa vuajte të tjerëve u shkakton botkuptimi yt primitiv?
A nuk mendon që ka një Zot që do të ndëshkon?

Ata që në këtë formë përfitojnë
Me lajka e dredhèri udhësh të pa sy,
Mbi themele të kalbura ndërtojnë shtëpi.

Karma nuk harron të bie kah ti
Të gjen kah s’ta mendon mendja
E ti do mè dhimbsesh si grua, mendje e shpërfillur.

Ështè e zorshme do jesh e vetëm, mes njerëzve
Ata që s’kanë miq se kanë as vetveten.

Për mua është mëse e dhimbshme
Kur njeriut i’a derdh gënjeshtrën në sy
Ti mendon se nuk i kuptojnë trillimet tua
I kuptojnë të gjithë por, nga mirësjellja e tyre tè përshëndesin me buzëqeshje.

07.08.2020
Valbona R.Hadri

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka bërë me dije se…