‘Mos na largoni nga Kosova’, aplikantët e Fakultetit të Mjekësisë kërkojnë hetim rreth testit

21 korrik 2025 | 15:50

“Mos na largoni nga Kosova!”, “Merrni përgjegjësi për gabimet në test!”,“Hetim!”, “Përgjegjësi!” – këto janë disa nga parullat me të cilat aplikantët e Fakultetit të Mjekësisë u mblodhën sot gjatë ditës para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në shenjë proteste.

Pikërisht në këtë institucion, këtë të hëne aplikantët e pakënaqur me këtë proces i priti në takim kryeinspketorja e arsimit, Besa Bytyqi. Për këtë të fundit, palët ankuese, pra aplikantët bashkë me prindërit e tyre thanë për Klan Kosovën se kryeinspketorja Bytyqi po merret direkt me këtë çështje dhe se do ta trajtojë me shumë seriozitet.

Kandidatët që mbetën jashtë listës pranuese në drejtimet e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës po kërkojnë hetim dhe përgjegjësi në raport me pretendimet e tyre për parregullsitë në provimin pranuese, përfshirë këtu edhe keq-formulimet apo gabimet teknike të provimit pranues.

Për këto të fundit, gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka raportoi të enjten, ku aplikantët kanë ofruar dëshmitë e tyre që besojnë se kishte pyetje të përpiluara gabimisht si dhe përgjigje. Derisa janë ankuar në të gjitha organet arsimore dhe në Institucionin e Avokatit të Popullit.

  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës,…