“Mos na shit përralla, kthehu në temë”, Ganimete Musliu ia kap mikrofonin Albin Kurtit
03 prill 2026
| 18:15
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka ndërprerë fjalën kryeministrit Albin Kurti gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila ishte thirrur për çmimin e naftës.
Gjatë fjalimit të tij, Kurti ka dalë jashtë temës duke folur për projekte të qeverisë, çka ka nxitur reagimin e Musliut.
Ajo shkoi te foltorja dhe ia largoi mikrofonin të parit të Qeverisë.
“Mos na shit përralla, kthehu në temë”, i është drejtuar ajo Kurtit.
Ndërsa Kurti u përgjigj: Ruajeni qetësinë institucionale.



