
“Mos rri në kafene se të bëhet truri si filxhan kafeje” Rama përplaset me komentuesin! (Foto)
23 janar 2021
| 22:15
Kryeministri Edi Rama është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku përveç postimeve të punës, në shumë raste përballet edhe me komentuesit.
Një qytetar i shkroi se nuk kanë nevojë vetëm për godina të reja, por edhe shërbim, ndërsa kryeministri iu përgjigj duke i thënë se në rast se ai shikon parregullsi, ta denoncojë.
Ndërkohë, një tjetër i thotë se pronarët e tokave nuk janë dëmshpërblyer sipas ligjit, e sipas tij janë shpronësuar me dhunë dhe me dëmshpërblim të pakët.
Ndërsa Rama i përgjigjet: “Mos rri shumë në kafene se çfarë nuk dëgjon dhe të bëhet truri si filxhan kafeje”.