Moscertifikimi i kandidatëve të Listës Serbe, DnV-ja: Përvoja e deritanishme tregon se vendimet e tilla anulohen

11 dhjetor 2025 | 11:29

Demokracia në Veprim (DnV) ka reaguar pasi KQZ-ja dje nuk ka certifikuar kandidatët e Listës Serbe.

DnV-ja ka vlerësuar se procesi i certifikimit të kandidatëve është një fazë procedurale e qartë dhe e përcaktuar me ligj.

Në reagimin e DnV-së është thënë se përvoja e deritanishme tregon se vendimet e tilla anulohen.

“Demokracia në Veprim shpreh shqetësimin për vendimin e fundit të KQZ-së për të mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe, pavarësisht se ata kanë kaluar verifikimet ligjore nga institucionet kompetente. Procesi i certifikimit është një fazë procedurale e qartë dhe e përcaktuar, e cila duhet të bazohet në kriteret ligjore dhe praktikat e konsoliduara të administrimit të zgjedhjeve, jo në interpretime apo vendimmarrje të motivuara politikisht. DnV vlerëson se ky është tashmë rasti i disatë ku KQZ-ja devijon nga praktikat e mëparshme dhe nga vendimet e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme. Përvoja e deritanishme tregon se vendime të tilla, brenda pak ditësh, zakonisht anulohen ose ndryshohen nga instancat e larta të ankesave, duke krijuar vonesa të panevojshme dhe minuar besimin në administrimin zgjedhor”, është thënë në reagimin DnV-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e djeshme ka qenë e tensionuar në “BBVK”. Kjo…