Moscertifikimi i Listës Serbe, Kryeziu: E vendos Kosovën si vend që cenon të drejtat e komuniteteve pakicë

21 gusht 2025 | 20:57

Drejtori ekzekutiv i KDI, Ismet Kreyziu ka kritikuar vendimin e KQZ për mos certifikimin e Listës Serbe në zgjedhjet lokale, shkruan Periskopi.

Sipas Kryeziut, kjo e vendos Kosovën “në tabelat e linjat e kuqe – si vend që cenon të drejtat e komuniteteve pakicë, duke dëmtuar imazhin dhe partneritetin ndërkombëtar”.

Postimi i plotë:

KQZ-ja, e përbërë nga një “tavolinë burrash”, nuk e paska certifikuar Listën Serbe për garim në zgjedhje, dhe vendimet e saj po kthehen në gjykime dhe linçime publike. Me këtë qasje cenohet barazia dhe e drejta për garim, ndërsa institucionit i vihet një peshë në qafë për folklorizëm politik, ndërsa Kosova zhvlerëson fuqinë e saj dhe bëhet më e cenueshme.
Të jesh patriot sot do të thotë ta duash Republikën dhe ta respektosh rendin kushtetues, juridik e politik mbi të cilin është ndërtuar ajo. Patriotizëm është të respektosh qytetarët serbë, përfaqësuesit e tyre të zgjedhur, të dialogosh me ta dhe të angazhohesh për integrimin e tyre, jo përjashtimin.
Është e dhimbshme kur një klasë politike bie pre e demagogjisë dhe, për një grusht votash, e vendos Kosovën në tabelat e linjat e kuqe – si vend që cenon të drejtat e komuniteteve pakicë, duke dëmtuar imazhin dhe partneritetin ndërkombëtar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas…