
Moses, transferi i dytë i Interit
20 janar 2020
| 17:57
Victor Moses do të jetë transferimi i dytë i Interit në këtë afat kalimtar, pasi më herë e ka transferuar Ashley Young nga Manchester United.
Mediet italiane ka raportuar se skuadra klubi “zikaltër” ka arritur marrëveshje me Chelsean për huazimin e futbollistit nigerian deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje për 10 milionë euro. 29-vjeçari është shumë i pëlqyer nga trajneri Antonio Conte.