Moska tallet me Macronin pas shuplakës nga gruaja e tij

26 maj 2025 | 21:54

Diplomacia ruse gjeti sot një arsye të re për të tallur dhe përqeshur presidentin francez, Emmanuel Macron pas videos virale, që tregon një pamje të presidentit duke u goditur me shuplakë nga gruaja e tij, Brigitte Macron pas mbërritjes së tyre në Vietnam.

Ajo që është interesante nuk është videoja, por ajo që do të thojë këtë herë  Pallati Elysee për të mbuluar këtë skandal të ri Emmanuel”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

“Çfarë do të jetë këtë herë? Zonja e Parë donte ta gëzonte burrin e saj duke e përkëdhelur butësisht në faqe, por ajo e llogariti gabim forcën e saj? Ajo i dha një shami, por ai nuk e arriti?”, shtoi ajo.

Zakharova vazhdoi me një dozë ironie në një postim në Telegram.

“Sugjerimi im: ndoshta ishte dora e Kremlinit”, tha ajo. Në videon kontroverse në aeroportin e Hanoit, dera e aeroplanit presidencial francez mund të shihet duke u hapur dhe shfaqet Macron, i cili është ende brenda aeroplanit. Në atë moment, duart e gruas së tij janë të dukshme, jo fytyra e saj, dhe ajo ngre menjëherë duart drejt fytyrës së presidentit francez dhe mediat botërore po e quajnë atë shuplakë.

Macron mohoi sot thashethemet për një “grindje familjare” me gruan e tij, duke thënë se çifti po “bënte shaka” me njëri-tjetrin dhe i kërkoi “të gjithëve të relaksoheshin” në lidhje me interpretimet e këtyre imazheve.

Në Rusi, videoja e momentit kontrovers u transmetua disa herë në rrjetet televizive shtetërore të lajmeve, sipas Agence France-Presse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se vitet…