
Moskonstituimi i Kuvendit, Gashi: Klasa politike në Kosovë duhet ta gjejë zgjidhjen
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se nuk ka sinjale për ndonjë ndryshim.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka për obligim që ta konstituojë Kuvendin.
“Nuk ka sinjale për ndonjë ndryshim, por besoj që ka ardhur koha të gjendet zgjidhje dhe është kaluar kohë përtej të arsyeshmes dhe klasa politike në Kosovë duhet ta gjejë zgjidhjen. LDK-ja ka ofruar një zgjidhje, nëse është e papranueshme për partinë që ka dalë e para, atëherë le të bëjë veprimet e duhura, sepse ka obligim me të drejtën që e ka fituar duke dalë partia e parë, ka lind obligimi që të themelojë institucionet e Kuvendit. Kur lind një e drejtë lind edhe një detyrim me automatizëm”, ka thënë Gashi.