Moskonstituimi i Kuvendit, Lushtaku: Nuk ka reflektim nga shumica parlamentare

11 qershor 2025 | 11:28

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka rikonfirmuar se kjo parti do të mbajë qëndrim të njëjtë përderisa nuk reflekton Lëvizja Vetëvendosje.

“Po shihet që nuk ka një reflektim nga shumica e pamjaftueshme në Kuvend për të ndryshuar kandidatin dhe për të ardhur deri të konstituimi i Kuvendit. Sigurisht se ne derisa nuk reflekton shumica, sigurisht që ne e kemi qëndrimin e njëjtë. Ne sigurisht që gjithmonë jemi të gatshëm edhe për formën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por sigurisht që Kosova ka më shumë probleme se sa të shkojë në zgjedhje. Nëse është kjo zgjidhje sigurisht që ne nuk hezitojmë që të shkojmë në zgjedhje. Por, nuk duhet të jetë gjithmonë alternativë e vetme: zgjedhjet për zgjidhje”, ka thënë Lushtaku para vazhdimit të seancës konstituive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,…