Moskonstituimi i Kuvendit / “Nëse Zoti nuk dërgon një pejgamber, atëherë gjakderdhja është e pashmangshme”

09 qershor 2025 | 13:30

Pas dështimit për të disatën herë të Kuvendit të Kosovës, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka drejtuar kritika ndaj partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Berisha përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook” ka shkruar se “nëse Zoti nuk dërgon një pejgamber, atëherë gjakderdhja është e pashmangshme”.

“29 herë dështim! 1. Kur nuk mundesh për të komunikuar as me u marrë vesh me askënd! 2. Kur nuk respektohet asnjë vlerë. 3. Kur i vjetri për të riun është barrë edhe i panevojshëm. 4. Kur materializmi mbizotëron mbi gjithçka. 5. Kur çdo budallë shprehet lirshëm dhe ka ndikim në shoqëri. 6. Kur rrena e mashtrimi mbizotërojnë dhe marrja s’ka kuptim. 7. Ku njerëzit bëjnë homazhe para heronjve për çdo ditë teknikisht dhe përloshen fallc. 8. Kur çdo pozicion shtetëror mbushet me njerëz të poshtër. 9. Kur fjalën kryesore e ka ma i keqi ndër të këqijtë. 10. Kur degjenerimi dhe çoroditja mbërrin majën! Dhe tradhtia është kryefjala e të gjithave. Nëse Zoti nuk dërgon një pejgamer atëherë gjakderdhja është e pashmangshme”, ka shkruar Berisha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ua kanë…