Mosmarrëveshje mes tre personave, një i plagosur në Shirokë të Suharekës

05 tetor 2025 | 09:06

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë në Shirokë të Suharekës, ku sipas policisë, deri te ngjarja ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje verbale mes tre personave.

Policia tha se i plagosuri ka pranuar tretman mjekësor në QKMF në Suharekë, ndërsa më pas është dërguar në Spitalin e Prizrenit.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Suharekë e pastaj është dërguar në spitalin e Prizrenit i cili pas intervenimit kirurgjik është liruar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh.

Në raportin 24 orësh, policia e ka cilësuar rastin si “vrasje në tentativë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Sc. Antigona Gashi, shqiptaro-amerikane e lindur në Pejë, i…