Mospagesa e rrymës nga serbët në veri, Kurti: Strukturat paralele po imponojnë padëgjueshmëri

19 janar 2022 | 16:17

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë të mërkurën në një konferencë për medie se strukturat paralele të Serbisë në veri të Kosovës, nuk po i lënë qytetarët serbë në që të paguajnë për rrymën që shpenzojnë.

Ai ka thënë se çështja e pagesës së rrymës në veri është politizuar para një dekade.

“Në veri të Kosovës konsumohet energjia elektrike dhe nuk paguhet. Në njërën anë e kuptojmë rëndësinë e të drejtës për t’u furnizuar me energjinë elektrike. Ajo çfarë shpenzohet duhet edhe të paguhet dhe para gati një dekade kjo çështje është politizuar dhe madje ka pasur edhe marrëveshje në Bruksel që nuk është zbatuar”, ka thënë ai.

Më tutje, kryeministri Kurti ka theksuar se edhe çështjen e mospagesës së rrymës nga serbët në veri e kanë të trashëguar nga qeveritë e kaluara.

Kurti ka thënë se serbët në veri duke mos e paguar rrymën po i bëjnë dëm edhe shtetit të Kosovës.

“Ne e kemi trashëguar këtë situatë me të cilën po mëremi intesivisht që ta zgjidhim sa më parë , por jam i bindur  arsyeja e mos pagesës lidhet edhe me strukturat ilegale të Serbisë atje. Unë besoj që qytetari i zakonshëm serbë është i vetëdijshëm që duhet të paguaj energjinë elektrike. Atje ka disa struktura të cilët imponojnë interesat e tyre dhe e organizojnë një lloj padëgjueshmërie ndaj Kosovës dhe në këtë mënyrë u bëjnë dëme edhe qytetarëve pa dallim por edhe shtetit tonë. Ne po përpiqemi që me sa më pak dëme e në mënyrë paqësore t’i japim epilog kësaj çështje që mund ta ketë vetëm një formë, e kjo është pagesa e energjisë elektrike nga të gjithë ata që konsumojnë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ndeshje janë luajtur në NBA. Skuadra e Golden State…