
Mosparaqitja e Kurtit në Prokurori, ambasada britanike: Të veprohet në përputhje me Kushtetutën
07 mars 2025
| 14:41
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të martën të paraqitet në prokurori për intervistim.
Në një përgjigje për “Klan Kosova”, kjo ambasadë ka vlerësuar se ligji duhet të respektohet nga të gjithë.
“Respekti për sundimin e ligjit është një tipar thelbësor i demokracisë së Kosovës. Ne i nxisim të interesuarit në këtë rast që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe të respektojnë procesin e duhur ligjor dhe të punojnë në interesin më të mirë të vendit”, është thënë në përgjigjen e ambasadës britanike.